FRESSH, protestë para Gjykatës së Lartë

18/01/2012 00:00

Të rinjtë e Forumit Eurosocialist dega Tiranë kanë protestuar përpara
Gjykatës së Lartë e cila dha pafajësi për ish-zëvëndëskryeministrin Ilir
Meta, i cili akuzohej për korrupsion aktiv, ndërkohë që prokuroria
kërkoi dy vjet burg.

Protesta ishte konceptuar në formën e një kortezhi mortor ku disa prej të rinjve mbanin mbi supe një arkivol me mbishkrimin “Drejtësia Vdiq”.

Pasi kanë qëndruar për disa minuta përpara Gjykatës së Lartë të rinjtë e FRESH,  I janë drejtuar bulevardit kryesor për të mbërritur përpara kryeministrisë ku edhe kanë lënë akrkivolin që simbolizonte vdekjen e drejtësisë.

Meta: Drejtësia, jo pre e shantazheve

Kryetari i LSI, Ilir Meta nga ana e tij foli sërish për fitore 5 me 0 në Gjykatën e Lartë. Në konventën e LRI-së, Meta tha se pret fjalën e fundit të drejtësisë dhe se ajo sipas tij nuk duhet të bjerë pre e shantazheve.

“Nuk do të lejojmë përdhosjen e vlerave të shoqërisë sonë”, tha Meta.

“Ju uroj ju në radhë të parë për fitoren e thellë 5-0. Kjo është fitorja juaj. Drejtësia nuk e ka thënë akoma fjalën e saj. Ndaj unë sot përsëri siç kërkova drejtësi dhe vendosa një standard të ri për atë montazh të shëmtuar dhe kriminal që porsoiti nipi i byrosë politke me bandën e tij, kërkoj sot që drejtësia të thotë fjalën e saj, që të mos i bëhet shantazh nga politka, për të goditur korrupsionin se dosjet dhe videot janë atje dhe do jenë atje”, deklaroi Meta.   

Top Channel