Topi: Të shmangen debatet e parakohshme

17/01/2012 00:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi të martën një takim pune me
Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi ku u
diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për ecurinë e
procesit integrues evropian të Shqipërisë.

Kreu i vendit, bën të ditur njoftimi i Presidencës, theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut politik institucional për realizimin e reformave të nevojshme, shmangien e debateve të panevojshme e të parakohshme si dhe përmbushjen e kritereve që do të mundësonin bërjen pjesë edhe zyrtarisht të Shqipërisë në familjes së madhe evropiane.

Nga ana e tij Ambasadori Sequi theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra dhe dialogut konstruktiv mes forcave dhe aktorëve politikë për të ardhmen integruese evropiane të vendit tonë.

Top Channel