Rihanna, më tërheqëse se kurrë

17/01/2012 18:00

Rihanna befasoi të gjithë ndjekësit e saj me disa fotografi erotike, të publikuar në kuadrin e një fushate publicitare të “Armanit”.

Këngëtarja, e cila ka qenë e kujdesshme për të mos ekspozuar së tepërmi trupin e saj në të shkuarën, shfaqet në pozat e publikuara ditën e martë jashtëzakonisht tërheqëse, ndërsa reklamon një linjë veshjesh intime.

Në fushatën e saj të parë për “Armani”, 23-vjeçarja ishte detyruar të shndërrohet në bionde, por këtë herë, drejtuesit e setit fotografik duket se preferuan të nxirrnin në dukje linjat e saj brune.

Me fotografitë e fushatës së parë që u votuan si më tërheqëset e vitit 2011, nuk është një befasi që Rihanna është rikthyer përsëri të fitojë kryetitujt e agjensive të lajmeve.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA