Lohan-Fox, rivale për rolin e Elisabeth Taylor

17/01/2012 19:15

Lindsay Lohan ka tashmë një rivale të fortë për rolin e shumë-dëshiruar të Elizabeth Taylor, një autobiografi e Hollivudit për legjendën e ekranit kinematografik.

Megan Fox ka shprehur qartësisht interesimin e saj për rolin që portretizon jetën dhe martesat e Taylor.

Ndonëse Lohan konsiderohej si një konkurrente e natyrshme për rolin e “biondes” së pavdekshme të ekranit, 25-vjeçarja Fox është takuar ndërkohë me producentët e filmit.

Më parë, është vënë re një ngjashmëri befasuese midis Megan dhe aktores në rininë e saj. Taylor ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare në vitin 2011.

Regjizori i filmit, Larry Thompson, i pyetur nga një gazetë amerikane, pranoi se ka kontaktuar me të dyja aktoret, por nuk ka vendosur ende se cilit do t’i japë nderin e “këtij roli prestigjioz”.

Për të dyja aktoret, pjesëmarrja në këtë film do të ishte një trampolinë e mirë për të përmirësuar reputacionin e tyre.

Fox, protagoniste e “Transformers 3” u vendos pak kohë më parë në qendër të kritikave për komentet ofenduese që bëri ndaj regjizorit Micheal Bay, ndërsa Lohan, vjen pas një kalvari të gjatë problemesh me drejtësinë, që e kanë parë atë të përfundojë edhe në izolim për disa muaj me radhë.

Top Channel