Kush dhe pse i vrau martirët e 21 janarit?

17/01/2012 00:00

Pajtim Bello – Ditet, pas 21 janarit 2011, kane rrjedhur si nje baltovine e nxehte, shi
i perzier me hi vullkani. Hiri, lageshtia e te nxehtit kane erresuar
qiellin me nje atmosfere te mjegulluar, ku shqiptaret te corientuar nuk
kane mundur te shquajne sensin e levizjes se tyre.

Ate te premte te zeze, kater shqiptare u vrane nga pushteti i korruptuar e frikacak. Plumbat qe vrane kater martiret dolen nga gryka e pushtetit pushke. Arma qe qelloi u shkrep nga zemra e pushtetit gur, te etur per pushtetet, para dhe gjak shqiptari. Pushteti duke mos patur guximin te fliste shqip me shqiptaret e pa armatosur, nisi bisedimin me gjuhen e armeve. Bulevardi Deshmoret e Kombit u skuq me gjak shqiptari vetem e vetem, qe te qetesohej shpirti i turbulluar e i mbingarkuar me mekate i pushtetit te nemur. E pas nje viti valle ku jane ATA, martiret qe rane ne revolten popullore per demokraci? Ku jane ATA qe nuk paten frike nga vdekja qe vinte prej pushtetit vrastar? ATA iken, jo se nuk e donin jeten, as pse nuk na donin neve. ATA iken sepse ne nuk ditem ti mbanim, apo me mire nuk e meritonim ti kishim. Mos valle ATA dhe kujtimi i tyre jane tretur ne sfondin e zi te atmosferes se piste qe na ka gllaberuar e po na mbyt te gjitheve?!… Kur mundohem ti gjej shikimi me paralizohet ne veshtrimin sarkastik te Kryeministrit dhe me duket se kurmi e lavdia e Tyre eshte duke u tretur ne nofullat inacore te pushtetit te tije. Perse valle nuk flasin qeveritaret!.. Kush e shkaktoi ate gjeme kombetare?.. Kush urdheroi te qellohet dhe kush qelloi mbi shqiptaret, ate pasdite te zeze? Shqiptaret e dine kete te vertete, se iua ka treguar e provuar vete Kryeministri me shume se nje here, drejt per drejt dhe me krenari, sic beri ne koferencen e fund vitit 2011. Por duke shkelur kodin e malsorit, Kryeministri fshehu “pushken” me te cilen pushteti qelloi mbi shqiptaret demostrues. Kryeministria zhduku provat e krimit, sic beri me serverin nga ku eshte fshire gjithecka eshte regjistruar ne 21 janar 2011. Edhe kanuni i Leke Dukagjinit, qe Kryeministri e ka shume per zemer, e percmon, e neverit dhe e denon kete gjest turperimi te “pushkes” se burrit!… Kryeministrit i mbetet  te na tregoje nga kush u urdherua, qe te hapet zjarr mbi shqiptaret? Per cfare sherbyen kater jete shqiptaresh dhe gjaku i dhjetra shqiptareve te tjere qe skuqi Bulevardin Deshmoret e Kombit? Qeveritaret dhe pushtetaret, qe drejtuan operacionin vrastar ne 21 janarin e kobshem, duhet te gjeje kurajon per te davaritur mjegullen e ketij misteri. Ne mos u rrefefshin, shpejt do te ndeshen me fantazmat makbethiane te ketij krimi qeveritar, jo vetem ne terrin e nates, por edhe ne driten e dites. Loti i dhimbjes te vajzes se Ziver Veizit do te shnderrohet ne nje det mitologjik, e do te gllaberoje ata qe urdheruan te hapet zjarr dhe ata qe vrane shqiptaret. Nuk eshte e vertete qe vrasja e TYRE u be per te mbrojtur kushtetueshmerine e shtetit. Pa dyshim pas kesaj vrasje shteterore fshihen motive te tjera. Levizjet ishin te llogaritura me kujdes. Ne momentin e heshtjes e te dhimbjes per jetet e marra nga pushket e Kryeministrise, Kryeministri  akuzoi demostruesit se “Ata vrane njeri tjetrin”. Kjo akuze ishte shteterore, u deklarua publikisht nga goja e Kryeministrit dhe u “provua” nga ekspertiza e mjekut te Spitalit Ushtarak, si vrasje nga distance shume e afert. Me tej u servir shashka e grushtit te shtetit. Ne menyre flagrante Kryeministri pengoi arrestimin e drejtuesve te Gardes ne momentin kur provat e krimit shteteror ishin te “gjalla” e te lexueshme. Keto nuk jane levizje te nxitura nga momenti, por levizje te nje skenari te pergaditur me kujdes dhe te zbatuar me gjakftohtesi. Se pari akuza shteterore se opozita kreu vrasjen e kater martireve, eshte bere per te nxitur nje rrebelim hakmarres e lincues te qytetareve ndaj opozites te pa mbrojur dhe te hutuar ne ate rrjedhe te pa pritur te ngjarjes, ku e hodhi gracka e qeverise. Per Kryeministrin ishte rasti me i mire per te gjunjezuar, pse jo per ta shkermoqur opoziten, duke e etiketuar si nje force politike terroriste!..Se dyti Kryeministri akuzoi demostruesit se ishin te armatosur me arme te sofistikuara, cka ishte nje mashtrim qe u be sepse vete Kryeministri nuk e priste qe Media te kishte xhiruar me imtesi vrasjet, drejtimin e plumbave dhe shume detaje qe ia dogjen letrat skenarit ogurzi te Kryeminsitrit per te shitur krimin, por jo vetem kaq! Se treti hapja e zjarrit te armeve ndaj shqiptareve demostrues, ne kohen kur demostrimi kishte marre te tatepjeten, ishte veprimi me i pajustifikuar qe mund te ndermerrrej nga pushtetare te pergjegjshem. Arsyetimi I Kryeministrit dhe nje numuri jot e vogel deputetesh te mazhorances ishte se vrasja e kater martireve dhe plgosja e dhjetra demostruesve u be per te mbrojtur kushtetushmerine. O zot cfare arsyetimi sarkastik, qe do ta kishte zili cilado klike pushteti apo cellule mafia ku merr jete njerezish!.. Nje grusht njerezish ne bulevard, te pa armatosur e te pa organizuar nuk perbenin kurrefare rreziku per kushtetueshmerine e pushtetit te armatosur deri ne dhembe. Nuk ka mendje te kthjellet shtetari, juristi, analisti apo qytetari te spiegoje rrjedhen e ngjarjeve te 21 janarit, nen ate optike qe u perpoq ta “ndricoje” pushteti vrastar! Mesa duket dikujt ia donte interesi qe te vriteshin, poshteroheshin e masakroheshin demostruesit! Kujt?!.. Perderisa nuk ka patur nje skenar per grusht shteti, perderisa demostruesit nuk ishin te armatosur sic denoncoi Kryeministri, atehere padyshim se nje tjeter skenar ka egzistuar. Pikerisht tek ky skenar qendron misteri i vrasjeve te 21 janarit. Gjithe mjegulla e shperndare nga pushteti ne 21 dhe pas 21 janarit 2011 kerkon te gropose misterin e ketij skenari. Cfare eshte dhe cfare permban ky skenar?!.. Kush e ka hartuar dhe kush ka urdheruar zbatimin e ketij skenari? Pyetjen po e leme pa pergjigje…, mbase pushtetaret do te flasin vete. Te presim e te shpresojme!… Pritja nuk besoj te jete e gjate.

Gazeta “Shqip”

Top Channel