Eurozonë, bie inflacioni, por përsëri mbi normë

17/01/2012 16:35

Inflacioni në zonën që përdor monedhën e përbashkët europiane u reduktua në 2,7% në dhjetor, nga 3% që kishte qenë muajin paraardhës, lajmëroi të martën Zyra Europiane e Statistikave.

Një inflacion i tillë ishte më i ulët se parashikimi prej 2,8%, por gjithsesi dukshëm më i lartë se objektivi i Bankës Qëndrore Europiane për ta përmbajtur nën 2%.

Raporti paralajmëronte për një rritje të re të inflacionit, rrjedhimisht edhe një zhvlerësim i euros, për shkak të kalimit të mundshëm në recension dhe krizës së borxheve që ka goditur dukshëm vetbesimin.

Përsa i përket inflacionit në Bashkimin Europian si një i tërë, ai ishte prej 3% në dhjetor, nga 3,4% i një muaji më parë.  Kontribuesi më i madh në rritjen e inflacionit ka qenë shtrenjtimi i çmimit të karburanteve.

”Presionet inflacioniste po reduktohen mbi ekonominë europiane, edhe pse risku i shtrenjtimit të beftë të çmimit të karburanteve mbetet gjithmonë evident”, deklaroi një ekspert financiar.

Top Channel