Pasioni muzikor i Paul Bettany

16/01/2012 10:10

Aktori Paul Bettany ka të qartë dy gjëra: do që t’i respektohet jeta e tij private nga ana e mediave dhe se jeta e tij nuk do të kishte kuptim pa koleksionin e instrumenteve muzikore.

Britaniku pëlqen shumë kitarat e vjetra dhe në koleksionin e tij të madh instrumenti i tij i preferuar është një kitarë që ia ka dhuruar bashkëshortja e tij, aktorja Jennifer Conelly, me të cilën ka 3 fëmijë.

“Deri tani, kitarat më të shtrenjta që kam në shtëpi i kam të dhuruara nga Jennifer dhe nuk e di sa kam harxhuar për koleksionin tim”, është shprehur aktori në një intervistë për ‘People’.

Përsa i përket jetës së tij private, 40-vjeçari thekson se i kupton ata që e fotografojnë në premierat e filmave, por jo fotografët që e presin kur shkon për të marrë fëmijët në shkollë.

“Nuk kam asnjë problem me gazetarët dhe fotografët në premierat e filmave të mi apo të bashkëshortes, por nuk duroj dot kur shoh “paparazzi” në oborrin e shkollës së fëmijëve të mi. Më vjen të vras njerëz në ato momente”, thekson aktori.

Top Channel