McIlwham: Presidenti figurë konsensuale

16/01/2012 00:00

Ambasadorja britanike në Shqipëri Fiona McIlwham, gjatë një vizite në
qytetin e Beratit i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me procesin e
zgjedhjes së presidentit.

Ambasadorja thotë se presidenti duhet te jete dikush, qe sillet ne menyre konsensuale, te kete mbeshtetjen e gjithe spektrit politik, por edhe publikut.

“Nuk eshte per komunitetin nderkombetar te tregoje, se si do zgjidhet presidenti. Kushtetuta juaj percakton shume qarte, qe ai duhet te jete nje figure qe te perfaqesojen unitetin kombetar. Prandaj, dikush qe sillet ne menyre konsensuale, qe te kete mbeshtetjen e gjithe spektorit politik, por edhe publikut, mund ta permbushe kete rol me sukses. Mesazhi yne, edhe nepermjet projektit qe po organizojme, eshte qe Shqiperia ka nje potencial te jashtezakonshem dhe ne e shikojme kete potencial qe mund te realizohet edhe nepermjet anetaresimit ne Bashkimin Europian. Eshte i takon Shqiperise dhe klases politike qe te arrije keto standarde dhe te arrije keto objektiva. Per te patur sukses ne keto fusha duke patur parasysh edhe progresi ne reformen elektorale, reformen parlamentare dhe ne drejtesi”, tha McIlwham.

Ambasadorja britanike gjate vizites ne qytetin e Beratit eshte takuar me drejtuesit lokale, si dhe eshte njohur me problematiken e ketij qyteti.

Top Channel