Vetëm disa ditë pasi Selena Gomez u paraqit në publik me një pamje të re, me flokë të lyer pjesërisht me ngjyrë blu, edhe i dashuri i saj, Justin Bieber, ndjek të njëjtën rrugë.
Këngëtari 17-vjeçar u fotografua ditën e dielë gjatë një ndeshje të kampionatit amerikan të hokeit në Kaliforni, me flokë të kthyer nga biondë në të zinj.
Sipas një miku pranë këngëtarit, ai nuk ka ndryshuar këtë pamje për të ndjekur modën e Selenës, por sepse ka qenë një kusht për të marrë pjesë në një film të ri në të cilin ai do të jetë protagonist.
Ndryshimi i modelit të flokëve të Bieber është shndërruar edhe më parë në lajm, pasi në muajin shkurt, kur vendosi t’i presë flokët shkurt, ai humbi 80 mijë ndjekës në rrjetin social “Twitter”, një shumë e papërfillshme duke llogaritur se 16,4 milion ndjekës në total.
Top Channel