Glenn Close: Nuk i urrej çmimet Oscar

15/01/2012 13:55

Kur mendojmë për aktorët që kanë merituar çmim Oscar, por kurrë nuk e kanë fituar atë, një nga emrat e parë që të vjen në mendje është Glenn Close.

Aktorja ka qenë e nominuar 5 herë dhe nuk e ka marrë asnjëherë çmimin më të madh në botën e kinematografisë. Gjithsesi, Close do e provojë sërish këtë vit pasi aktorja është nominuar për interpretimin në filmin ‘Albert Nobbs’.

“Nuk i urrej çmimet Oscar, urrej vetëm faktin që ne femrat duhet të mendohemi shumë se si të vishemi për atë mbrëmje”, shprehet aktorja 62-vjeçare për ‘Metro’.

Protagonistja e ‘Fatal Attraction’ shtoi: “Alec Baldwin më ka thënë dikur se më parë tapeti i kuq thjesht të çonte tek çmimet Oscar, ndërsa tani tapeti i kuq vendos se kush do i fitojë çmimet.”

Top Channel