Stafi i Obamës: Romney, një spekulator

14/01/2012 04:35

“Mitt Romney është një spekulator. Ai që në të kaluarën, në krye të fondit të investimeve Bain Capital, ka shkatërruar biznese dhe nxjerrë në rrugë shumë punëtorë”.

Sulmi i ashpër këtë herë nuk vjen nga kandidatët e tjerë që konkurrojnë për zgjedhjet paraprake republikane, por nga stafi elektoral i presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Edhe presidenti Obama duket se sheh tek Romney, njeriun që ka shumë të ngjarë që në 6 nëntorin e ardhshëm ta ketë sfidant për postin më të lakmuar në planet dhe me sa duket u ka besuar përgjegjësve të fushatës së tij, detyrën për ta goditur kundërshtarin .

Kështu edhe pse kanë mbetur edhe 11 muaj nga gara elektorale, sfida është ndezur tashmë.   

Top Channel