Marrëdhëniet SHBA-Mianmar

14/01/2012 01:09

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur marrëdhënie të plota diplomatike me Mianmarin dhe sic njoftoi Sekretarja e Shtetit, Hillary Klinton, procesi i shkëmbimit të ambasadorëve do të nisë shumë shpejt.

Njoftimi erdhi pak orë pasi disidentët më në zë politike të vendit u liruan nga burgu.

Lëvizja e përshkruar nga Presidenti Obama si “hap i rëndësishëm përpara”, konsiderohej edhe një nga kërkesat kyce të perëndimit për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtarë.

Uashingtoni e tërhoqi ambasadorin e tij në 1990-ën pasi liderët ushtarakë të vendit injoruan zgjedhjet e fituara nga Liga Kombëtare për Demokraci e Aung San Su Ki-Se.

Sanksionet ekonomike të vendosura në mënyrë progresive mbi Mianmarin gjatë atyre viteve përfshijnë embargo armësh, ndalim udhëtimi për anëtarët e regjimit, ngrirje asetesh e bllokim të investimeve.

Top Channel