“Zonjat” Beckham, drekë me pesë yje

13/01/2012 23:00

Kur djemtë nuk janë, vajzat duan të luajnë! Për këtë thjesht pyesni Victoria Beckham dhe Harper, vajzën e saj.

Me burrin David dhe tre djemtë e saj  që u kthyen në Los Angelesin me diell, stilistja ka vendosur të qëndrojë në Britaninë të Madhe për të mbyllur punët e saj.

Por ajo gjithashtu donte të kalonte pak kohë të çmueshme  me vazjën e saj gjashtë-muajshe.

Nënë e bijë u panë duke lënë një hotel luksoz “The Savoy”, në qendër të Londrës, ndoshta pas marrjes pjesë në një takim, ose thjesht kanë shijuar një drekë të këndshme në një nga restorantet.

Cilado qoftë arsyeja për vizitën e tyre, ajo ishte pa dyshim një pasdite e bukur për të dyja vajzat, që shpenzuan pak kohë së bashku, pa vëllezërit “trazavaçë” rreth e rrotull Harper. Sidomos tani që u siguruan që David nuk do të firmosë me Paris SG dhe do të vazhdojnë jetën e karrierën tyre në Los Angeles.

Top Channel