Video/ Tragjedi në Qipro! Stuhia përplas varkën pas shkëmbinjve, humb jetën biznesmeni i njohur, plagosen vajza dhe partnerja e tij
Incidente të reja janë regjistruar të premten përgjatë vijës së demarkacionit mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.
Një tank izraelit i armatosur ka hapur zjarr ndaj disa personave që po afroheshin në mënyrë të dyshimtë drejt barrikadave të kufirit.
Burime palestineze deklarojnë se incidenti ka ndodhur në lartësirën e kampit të refugjatëve El Bureij dhe se dy palestinezë kanë mbetur të plagosur.
Pak më vonë, nga Rripi i Gazës është qëlluar një raketë në drejtim të Negevit perëndimor, por shpërthimi i shkaktuar prej saj në një fshat izraelit nuk ka shkaktuar as viktima e as dëme.
Ndërkohë, në Nablus janë regjistruar protesta kundër kolonive izraelite, që kanë cuar në përleshje të ashpra dhe në disa persona të plagosur.
Top Channel