SHBA redukton forcat ushtarake në Europë

13/01/2012 09:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të shkurtojnë me 7 mijë ushtarë forcën e tyre ushtarake që mbajnë në Europë.

Një vendim i tillë vjen në kuadër të shkurtimve të paralajmëruar në një fjalim në fillim të janarit nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Lajmin për shkurtimin e forcave në kontinent e dha Sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta. “Pentagoni do të tërheqë katër brigada ushtarake nga Europa”, tha Panetta.

Aktualisht, dy bazat kryesore të SHBA-së në Europë janë ato të “Rammstein” në Gjermani dhe “Aviano”-s në Itali.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ulur buxhetin e tyre për ushtrinë në një rekord të ulët gjatë vitit 2012, ndonëse Obama foli për një rritje graduale në dekadën që do të pasojë.

Në një fjalim të mbajtur në fillim të janarit, Obama theksoi për domosdoshmërinë e mbajtjes së një ushtrie më pak të kushtueshme, por më efikase. Ai paralajmëroi një zhvendosje të vëmendjes drejt kontinentit amerikan, deklaratë që solli reagimin e ashpër të Kinës.

Top Channel