Bruce Willis ka ndryshuar “look” dhe mezi njihet me flokët e tij të rrallë e me syze, por kjo pamje është për filmin e tij më të fundit me titull ‘Moonrise Kingdom’.

Në këtë film, aktori i famshëm interpreton sherifin e një qyteti të vogël në New England, ku dy të rinj të dashuruar janë arratisur dhe krijohet një grup kërkimi për gjetjen e tyre.

Në këtë film interpreton edhe protagonisti i ‘The Incredible Hulk’, Edward Norton.

Filmi me regji të Wes Anderson ka në kastin e tij edhe aktorët Bill Murray, Frances McDormand, Tilda Swinton dhe Jason Schwartzman. ‘Moonrise Kingdom’ pritet të dalë në maj të këtij viti.

Top Channel