Kriza në Spanjë dhe Itali

13/01/2012 03:10

Vendet e euros të zhytura thellë në hua, Italia dhe Spanja, kanë arritur përsëri të marrin pak frymë.

Të dy shtetet kane arritur te sigurojne për të parën herë para te reja në tregjet financiare me norma interesi shumë më të ulëta sesa në javët dhe muajt e mëparshëm.

Vëzhguesit e vlerësuan këtë si sinjal pozitiv në krizën evropiane të huave. Me obligacionet shtetërore afatmesme Spanja mori pothuajse dhjetë miliardë euro hua, dyfishin e kapitalit të synuar.

Italisë iu desh të jepte vetem gjysmen e normës së interesit, që paguante së fundi. Për letrat me vlerë njëvjeçare norma e interesit ishte 2,7 për qind, pas gati gjashtë për qind qe arriti ne dhjetor.

Top Channel