Calvin Klein drejt ndarjes nga i dashuri

13/01/2012 12:05

Stilisti i njohur 67-vjeçar, Calvin Klein dhe i dashuri i tij 46 vjet më i ri janë drejt ndarjes.

Lajmi u konfirmua të premten nga një “burim i sigurt” për “New York Daily News”. “Janë drejt ndarjes, por ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Mbase rikthehen bashkë”, tha ai.

Ndërkohë, Klein ishte i pranishëm të enjten në mbrëmje në një lokal nate pa të dashurin e tij model, 21-vjeçarin Nick Gruber.

Çifti homoseksual ka shpenzuar dy vite së bashku. Megjithatë, Daniel Nardicio, një mik i afër i modelit, theksoi se ai dëshiron të kalojë pjesën e mbetur të jetës së bashku me stilin me famë botërore.

Një vit më parë, Calvin organizoi një festë të jashtëzakonshme, me rastin e 21-vjetorit të Nick.

“Bashkojuni Calvin Klein për festë dhe pije në Indokinë, në 21 janar, duke nisur nga ora 21. Do të jetë festa më e madhe e parë ndonjëherë në elitën gay”, ishte shkruar në festën që iu dërgua pjesëmarrësve.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel