Berisha: Liria e medias, e shenjtë

13/01/2012 00:00

Takimin tradicional vjetor me gazetaret, botuesit dhe opinionistet
kryeministri Sali Berisha e shfrytezoi per te shprehur nderimin e tij
per fjalen e lire dhe respektin per profesionin e njerezve te medias.

Per kryeministrin Berisha, media ka rol percaktues per nje vend te lire, pasi ai e konsideroi fjalen e lire te paren nder vlerat e nje shoqerie te lire, qe percakton dinjitetin njerezor.

“Fjala e lirë mund të krahasohet vetëm me një gjë, me dashurinë, çka do të thotë përkujdesje, përkushtim i madh dhe luajalitet ndaj saj”, tha Berisha.

Duke theksuar si nje fakt pozitiv qe gjate 2011-es, nuk shenohet asnje proces penal apo civil nga administrata kunder gazetareve, kryeministri Berisha garantoi gazetaret, se qeveria e tij do te beje gjithcka qe liria e fjales te konsolidohet si liri e pacenueshme ne Shqiperi.  

“Roli juaj si kalorës të fjalës së lirë, roli i mediave në këtë vend, që, me gjithë vështirësitë që njohin, kanë nxjerrë Shqipërinë nga censura, – uroj një herë e përgjithmonë – është i një rëndësie të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

Pritja ne Pallatin e Brigadave ishte nje rast qe kryeministri Berisha te takohej me gazetaret jo per intervista, as per te dhene ndonje lajm, por shkembimi i batutave ishte i pashmangshem, vecanerisht per nje nga ngjarjet kryesore politike te ketij viti, zgjedhjen e presidentit.

Por duke qene se prioritetet e pushtetareve nuk perputhen me ato te medias, kryeministri Berisha e quajti 2012-en vitin e kurores, jo per shkak te zgjedhjes se presidentit te ardhshem, por per shkak te kremtimit te 100-vjetorit te shtetit shqiptar.

Top Channel