Itali, masakër në një familje, 5 të vdekur

12/01/2012 00:00

Qyteti i Trapanit në Siçili u zgjua të enjten i tronditur nga një zjarr që përfshiu një banesë në qendër të tij.

Por ajo qe dukej nje fatkeqesi ishte ne te vertete nje krim ne familje. 40-vjeçari Pietro Fiorentino ka vrare bashkëshorten, vajzen 8-vjeçare, vjehrren dhe kunatin; ka mbyllur trupat ne nje dhome dhe i ka vene zjarrin apartamentit.

Me pas eshte hedhur nga ballkoni i baneses, duke e çuar keshtu ne pese numrin e viktimave te kësaj tragjedie familjare.Rreth ores tre te mëngjesit zjarrefikesit jane thirrur per te shuar flaket dhe kane ndihmuar per nxjerrjen jashte pallatit te rreth njëqind banoreve. Shume prej tyre e njihnin autorin e masakres per sherret e medha ne familje, aq sa e shoqja i kishte kërkuar ndihme disa here forcave te rendit.

Me sa rrefejne fqinjet edhe gjate nates se te merkures nje sherr i tille ishte zgjatur me ore te tera.Hetimet do te hasin veshtiresi ne gjetjen e armes se krimit, sepse banesa dhe trupat jane krejtësisht te shkrumbuar.

Top Channel