Irani: Gati për bisedime për programin bërthamor

12/01/2012 22:10

Irani ka shprehur gatishmërinë për të rinisur bisedimet me grupin 5+1, grup i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, lidhur me programin e tij bërthamor.

Kështu ka deklaruar kryetari i parlamentit iranian, Ali Larijani. Larijani citohet nga agjencia zyrtare e lajmeve, Irna.

“Irani ka qenë gjithmonë i gatshëm për të biseduar me grupin 5+1 në lidhje me programin e tij bërthamor, që është paqësor. Por që të kenë sukses, këto bisedime duhet të jenë serioze nga të gjitha palët”, deklaroi Larijani, i cili ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare.

Top Channel