SHBA, Romney fiton zgjedhjet në New Hampshire

11/01/2012 00:00

Ashtu siç treguan sondazhet, fituesi i zgjedhjeve paraprake të New Hapshire është ish-guvernatori i Masacussets, Mitt Romney.

Pas numërimit të shumicës së votave, ai kishte marrë rreth 40%. Kongresmeni i Teksasit, Ron Paul, u rendit i dyti me 23% dhe ish-guvernatori i Utah, Xhon Hantsmen, i treti me 17%.

Ndërsa dy kandidatët e tjerë, Rick Santorum dhe Newt Gingrich po luftojnë për të marrë vendin e katërt, me më pak se 10% . Rick Perry  me më pak se 1% të votimit.

Të gjashtë kandidatët deklaruan se do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në Karolinen e Jugut, me 21 Janar. Por, Mitt Romney, i cili fitoi dhe zgjedhjet në Ohajo, shikohet si favorit në betejën e ardhshme.

Zgjedhjet në rang shtetesh dhe ato të komiteteve të partisë do të vazhdojnë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Kandidati republikan që do të përballet me Barack Obama-n do të zgjidhet nga Konventa e Gushtit.

Top Channel