Gjermani, prokurori vritet në sallën e gjyqit

11/01/2012 18:20

Një prokuror gjerman u vra në sallën e gjyqit nga një i pandehur, i cili hapi zjarr në drejtim të tij dhe të gjykatësit së çështjes, raportuan mediat gjermane.

Ngjarja ndodhi në Gjykatën Administrative të Dakaut, në Bavari, pasditen e së mërkurës. Pasi qëlloi fillimisht ndaj gjykatësit, i pandehuri 54-vjeçar shënjestroi prokurorin, të cilin plumbat e goditën në krah, stomak dhe shpatull. 31-vjeçari, i punësuar në detyrën e tij prej vetëm një viti, ndërroi jetë në spital.

Rojet e sigurisë ndërhynë me vonesë dhe mundën të kontrollonin agresorin, i cili mbahet tashmë i burgosur. Ai po ndiqej mbi një çështje të fshehjes së përvetësimit të paligjshëm të parave në një kompani ku punonte. Nuk dihen arsyet qe e motivuan shtetasin gjerman, me identitet ende te pazbuluar, te kryente këtë vepër.

Top Channel