Rusi, ashpërsohet lufta politike

10/01/2012 18:45

Mund të quhet makina e përbaltjes në versionin rus. Një e përjavshme publikoi foton që tregon Aleksei Navalnin, blogerin e njohur dhe udhëheqësin e protestës anti-Putin, krah miliarderit Boris Berezovski. Poshtë fotos shkruhet: “Aleksei Navalni nuk e ka fshehur kurrë që Boris Berezovski i jep para për betejën kundër Putinit”.

Fill pas publikimit të saj, nisi protesta në internet, të cilës i është referuar edhe prestigjozja britanike “The Guardian”.  I ngjan një rizgjimi të skenës politike ruse, pas një pushimi të gjatë pas festave cka, sipas analistëve, mund të jetë shenja e parë protestave të ardhshme, vecanërisht në prag të zgjedhjeve të marsit.

Por kjo nuk është vecse një fotomontazh që ka ndezur polemikat në vend. Ishte vet Navalni, avokat në profesion i cili publikoi foton reale duke ndihmuar përkrahësit të shohin foton e vërtetë.

Në foto, blogeri i njohur buzëqesh krah miliarerit rus që jeton në Londër, i dënuar në Rusi për korrupsion, i cili kërkon, pa asnjë medyshje, fundin e epokës Putin.

Por në foton origjinale e datës 25 maj në zyrat e radios ruse “Moskou Eko”, Navalni është me Mikail Prokorov, një biznesmen i njohur rus i cili ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të marsit.

Navalni ishte në krye të protestës më 24 Dhjetor në Moskë, ku u mblodhën mbi 100 mijë persona.

Top Channel