Afati, Libia s’ka përgjigje për Saif al-Islam

10/01/2012 04:11

Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se Libia nuk i është përgjigjur një kërkese për të dhënë informacion në lidhje me shëndetin dhe statusin e Saif al-Islam, djalit të ish diktatorit Muamar Gadafi, edhe pse afati skadon të martën.

Djali i Ish-udhëheqësit libian u kap në jug të Libisë në nëntor. Gjykata Ndëkombëtare, me bazë në në Hagë, e ka akuzuar atë për krime kundër njerëzimit dhe do të dijë zyrtarisht se kur Libia ka në plan ta dorëzojë atë.

Nëse nuk do të ketë një përgjigje, ata mund ta referojnë këtë në Këshillin e Sigurimit në OKB. I biri i kolonel Gedafit, po mbahet në qytetin perëndimor të Zintan. Ai u arrestua ndërsa ishte duke u përpjekur të largohej nga vendi.

Saif al-Islam Gadafi i tha një përfaqësuesi të të Drejtave të Njeriut muajin e kaluar se ai ishte duke u trajtuar mirë, por nuk kishte parë ende në derë një avokat apo detajet e akuzave që rëndojnë kundër tij.

Fred Abrahams, i Human Rights Watch tha për BBC, se i kishte bërë përshtypje takimi me djalin e Gadafit, por theksoi se Saif al-Islam “nuk e ka kuptuar ende plotësisht se ai nuk është më një nga njerëzit më të fuqishëm në vend”.

Korrespodenti i BBC-së në Tripoli, thotë se nëse djali i ish-diktatorit do të akuzohet për krime lufte, atëherë me shumë gjasa kjo nuk do të jetë një cështje shumë e pëlqyer nga përfaqësuesit e të Drejtave të Njeriut.

Top Channel