Zelandë e Re, bie balona, 11 të vdekur

07/01/2012 03:28

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur në një aksident me balonë ajri, pranë qytetit të Carterton në Zelandën e Re.

Policia dhe dëshmitarët thonë se balona goditi linjat e energjisë elektrike dhe mori flakë, para se binte në tokë.

Incidenti ndodhi në rajonin Uairarapa, rreth 80 km në veri të kryeqytetit Uellington, një zonë që është e popullarizuar me njerëz që merren me këtë hobi.

Pesë çifte nga zona e Uellington ishin në bord, plus pilotin. Askush nuk mbijetoi. Aksident ka ndodhur në një tokë bujqësore në Clareville, në veri të Zelandës së Re.

Dëshimtari okular, Bevan Lambess, i cili ishte duke ecur me makinë, tha për agjensinë e lajmeve Reuters se: “shporta mbajtëse ishte në zjarr dhe pashë diçka që e mbante atë, dukeshin si litarë, por kur afrova ato në të vërtetë ishin kablli i shtyllave të energjisë elektrike. Më pas e gjithë shporta shpërtheu në flakë”.

Incidenti është fatkeqësia më e madhe e ajrore në Zelandën e Re që nga viti 1979, kur një avion nga Zelanda e Re u rrëzua në malin Erebus në Antarktidë, duke vrarë të 257 pasagjerët që ndodheshin në bord.

Top Channel