Izrael, padi korrupsioni për ish-Kryeministrin

06/01/2012 09:05

Ish-Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, përballet me një padi për korrupsion, pasi një skandal me disa prona të patundshme u zbulua prej autoriteteve.

Sipas akuzës, Olmert është përfshirë në një çështje të dyshimtë në fillimin e viteve 1990, atëherë kur ishte kryebashkiaku i Jeruzalemit.

Olmert, i cili dha dorëheqjen nga detyra e Kryeministeit në vitin 2009, është duke hetuar edhe për tre skandale të tjera korrupsioni. Në një deklaratë dhënë të enjten, ai hodhi poshtë akuzat.

Besohet se ai ka ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshme për të ndërtuar një kompleks rezidencial, në një kodër pranë qytetit.

Sipas prokurorëve, ai ka përfituar shuma të mëdha, në një rreth parash prej disa dhjetëra milionë dollarësh, të përdorur për të zgjidhur “nën dorë” disa probleme të koklavitura me pronat.

Sipas së përditshmes “Haaretz”, ky është një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionin në historinë e vendit. Olmert ishte kryebashkiak i Jeruzalemit në vitet 1993-2003. Karriera e tij vazhdoi me përfshirjen në kabinetin ministror dhe u shndërrua në Kryeministër në 2006-n, pasi Ariel Sharon pësoi një infarkt.

Gjatë tre viteve në pushtet, ai u akuzua vazhdimisht nga opozita si një njeri i korruptuar, edhe pse nuk u provua asnjë akuzë.

Top Channel