Holandë, paralajmërime për përmbytje

06/01/2012 00:00

Autoritetet në Holandë kanë paralajmëruar fermerët në disa provinca
veriore të lënë shtëpitë dhe fermat për shkak se erërat e fuqishme dhe
shirat e rrëmbyer kanë rritur ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve.

Niveli i ujit te detit eshte rritur shume ne keto zona. Nese arrin te kaloje digat mbrojtese, ujri ka per te mbuluar banesat e tokat bujqesore perreth. “Per sigurine e banoreve qe jetojne atje, rekomandojme evakuimin,- tha zedhenesi i Autoritetit Rajonal te Emergjencave, Koen Varkamp. Reshje te dendura shiu kane perfshire provincat veriore prej ditesh dhe perpjekjet e drenimit jane veshtiresuar nga furia e eres.

“Asgje nuk mund te bejme ne keto momente per te permiresuar situaten, pranojne te pafuqishem autoritetet, pervecse te monitorojme digat pergjate gjithe kohes e te kujdesemi qe njerezit te largohen nga zonat e rrezikuara”, tha Varkamp.

Per disa fermere ne Groningen, keto paralajmerime kane rene ne vesh te shurdher. Ata refuzojne te largohen e te lene pas bagetite. Kompanite e drenimit pretendojne se kane pompuar milione litra uje mbrapsht ne det. Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne portin me te madh te Europes, Roterdam. Stuhi te fuqishme jane regjistruar dhe ne pjese te tjera te kontinetit te vjeter perfshire Britanine, Francen, Belgjiken, Danimarken dhe Suedine.

Top Channel