Bashkëshorti i Tymoshenko kërkon azil

06/01/2012 10:45

Bashkëshorti i ish-Kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka kërkuar strehim politik në Republikën Çeke.

Oleksander Tymoshenko e ka bërë këtë kërkesë në dhjetor 2011, zbuloi e përditshmja “Pravo”. Një burim qeveritar konfirmoi këtë version të së përditshmes edhe për “Reuters”.

Gruaja e tij, Yulia Tymoshenko, ish-Kryeministre e Ukrainës, u burgos për shtatë vjet në 11 tetor, për akuzën e abuzimit me detyrën, një vendim i cilësuar gjerësisht nga Perëndimi si politik dhe tendencioz.

Për momentin, Praga zyrtare nuk ka marrë ende një vendim për pranimin ose jo të kërkesës së Tymoshenkos.

Top Channel