Republikanët, vëmendja në New Hampshire

05/01/2012 08:55

Kandidatët e mbetur për të zgjedhurin që do të garojë për republikanët në zgjedhjet presidenciale kanë filluar javën e fushatës në prag të zgjedhjeve në New Hampshire.

Michele Bachmann, e cila doli e humbur në zgjedhjet në Iwoa, u tërhoq nga gara të mërkurën, por guvernatori i Teksasit, Rick Perry bëri thirrje për të vazhduar luftën.

Fituesi i zgjedhjeve në Ajoua, Mitt Romney zbuloi kandidatin e vitit 2008 John McCain si mbështetësin e tij të fundit, ndërkohë që kandidati surprizë Rick Santorum deklaroi se donatorët po e mbështesnin.


Dalja nga skena e zonjës Bachmann
lë gjashtë burra që luftojnë për të zëvendësuar Barack Obama në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo u tërhoq nga gara me një fjalim emocional, duke premtuar vazhdimin e betejës së saj kundër reformës në shëndetësi të presidentit Obama, të cilën ajo e quajti një “mjekësi e socializuar”.

Mitt Romney shihet si një favorit për të fituar zgjedhjet e javës së ardhshme në New Hampshire, ndërkohë që zgjedhjet primare do të mbahen në 50 shtete në gjashtë muajt e ardhshëm, para se të konfirmohet në konventën e partisë republikanë, në Florida në muajin gusht.

Në New Hampshire, Romney dëgjoi fjalë inkurajuese nga një prej njerëzve që e mundën në zgjedhjet primare të vitit 2008, senatori John McCain.

McCain u shpreh se ish-guvernatori i Masacusets, me eksperiencën e tij në sektorin privat, do të ndikojë në rimëkëmbjen e ekonomisë. “Mesazhi ynë për presidentin Barack Obama është: Mund të vraposh, por s’mund të fshihesh nga ato që ke bërë”, tha McCain.

Romney doli fitues në zgjedhjet e ditës së martë në Iwoa, ndonëse me një numër të ulët prej 8 votash epërsi ndaj kandidatit tjetër Rick Santorum.

Top Channel