Humbi betejën me kancerin e rrallë, ndahet nga jeta 26-vjeçarja Sydney Towle, frymëzoi mbi një milion ndjekës duke dokumentuar luftën me sëmundjen Forinta hungareze ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar
ndonjëherë kundrejt euros pasi shqetësimet mbi ligjet e reja që cojnë
drejt marrjes së kontrollit të Bankës Qendrore dhe institucioneve te
tjera dikur te pavarura, u reflektuan qarte ne vendimin e BE-së, per te
shtyre bisedimet e ndihmes financiare per Hungarinë.
Ne fakt, organi Ekzekutiv i bllokut Europian deklaroi se nuk kane ende plane per rinisjen e ketyre bisedimeve me Budapestin. FMN-ja gjithashtu e beri te qarte se nuk ka gjasa per nje ujdi, te pakten 6 muajt e ardhshem.
Mosmarreveshjet me Bashkimin Europian nenkuptojne se forinta ka mbetur pa perkrahje prej disa javesh.
‘Ne po shkelim mbi nje territor te paeksploruar dhe nuk e dime sa mund te rezistojme’, thone eksperte vendas.
Hungaria, anetari lindor me nivelin me te madh te borxheve ne BE, u klasifikua si muajin e kaluar nga ‘Standard and Poor`s’ si ‘junk’, cka e nxjerr nga kategoria e vendeve te sigurta per investime. Njoftimin e tij, Komisioni Europian e beri te marten, disa ore pasi dhjetera mijera hungareze protestuan ndaj kushtetures se re dhe ligjeve te saj qe sic thone, po përdoren nga qeveria e qendrës së majtë për vendosjen e nje diktature.
“Sipas nenit 130 te traktatit, Bankat Qendrore Kombetare dhe Banka Qendrore Europiane duhet te jene te pavarura. Eshte shkruar qarte, e zeze mbi te bardhe se ato nuk mund te marrin urdhra nga autoritetet e vendeve te tyre. E sqaruam ne muajin dhjetor se eshte shume e veshtire te imagjinosh sesi mund te adoptohet nje ligj i ri pa e kercenuar keto lloj pavaresie”, thotë Olivier Bailly, zëdhënës i Komisionit Europian.
Kushtetuta hyri në fuqi ditën e Vitit të Ri pa mbështetjen e opozitës, megjithë shqetësimet e Perëndimit se prek disa nga liritë bazë në Hungari. Ndihma financiare qe vendi kerkon nga BE-ja dhe Fondi Monetar Nderkombetar, mberrin shifren e 26 miliarde dollareve.
Top Channel