Grabitje në Romë, vriten babë e bijë

05/01/2012 04:40

Dy shtetas kinezë, babë e bijë, u vranë në Romë, pas një përpjekje për grabitje të përfunduar keq.

Burri, 36 vjeçar, ishte me të bijën e tij 1 vjeçare në krahë dhe me gruan e tij 26 vjeç, në rrugën Giovannoli të Torpignattara.

Të tre shtetasit kinezë, sapo dolën nga dyqani ku burri punonte ndërsa gruaja kishte në një çantë, fitimet e marra nga kasa. Ndoshta ky ishte pikërisht objektivi i dy banditëve që pas reagimit të gruas kanë qëlluar të paktën 3 herë.

Fëmija u qëllua në kokë, ndërsa burri, Zhou Zheng, në gjoks. Gruaja, Zheng Lia, vetëm në krah.

Qëllimi i kriminelëve, që duket se kanë qenë italianë me një theks të fortë roman, ishte çanta e saj, por nuk përjashtohet që dyshja të ketë vepruar dhe për arsye të tjera.

Top Channel