Brazil, 6 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet

05/01/2012 02:00

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shiu i madh në jug-lindje të Brazilit, kanë vrarë të paktën gjashtë njerëz dhe detyruar mijëra të tjerë të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

Një total prej 66 qytetesh në Minas Gerais kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në qytetin e Ouro Preto dy shoferë e taksish vdiqën kur një stacion autobusi u shkatërrua nga rrëshqitja e dheut.

Përmbytjet janë gjithashtu një kërcënim për komunitetet që jetojnë buzë kodrës në Rio de Janeiro, shtëpitë e të cilëve ishin shkatërruar një vit më parë.

Përmbytjet janë të zakonshme në juglindje të Brazilit gjatë sezonit me shi. “Në gjithë vendin, më shumë se 2 milionë njerëz janë prekur nga shirat e këtij viti”, thonë forcat civile të mbrojtjes në Brazil.

Rreth 10.300 njerëz janë evakuuar, dhe 3.000 shtëpi janë shkatërruar. Shumë rrugë janë bllokuar, duke e bërë të vështirë marrjen ndihmës dhe furnizimeve për zonat e prekura.

Përmbytjet e vitit të kaluar vranë më shumë se 800 njerëz, në atë që zyrtarët e konsideruan si fatkeqësinë më të madhe natyrore që ka ndodhur në Brazil.

 

 

Top Channel