Londër, dënohen pas 19-vjetësh për krimin racist

04/01/2012 00:05

Dy persona janë dënuar për vrasjen raciste të adoleshentit me ngjyrë Stephen Laurence, 18 vjec, pasi ai u godit me thikë për vdekje pranë një stacioni autobusi në jug të Londrës 19 vjet më parë.

Gary Dobson dhe David Norris u shpallën fajtorë nga juria, pas një gjykimi në bazë provave mjeko-ligjore.

Shkencëtarët gjetën një njollë gjaku të vogël në xhaketën e Dobson që kishte ardhur nga Laurence.

Ata gjithashtu gjetën edhe një fije floku në xhinset e Norris, që i përkiste viktimës. Vendimi do të jepet ditën e mërkurë.

Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, nëna e Stefanit, Doreen Laurence tha: “Unë nuk i fal djemtë që vranë Stephen. Ata nuk mendojnë se kanë bërë ndonjë gjë të keqe”.

“Ata morën jetën Stefanit dhe në sjelljen e tyre nuk kanë treguar aspak se ata janë penduar për veprimet e tyre dhe për dhimbjen që i kanë shkaktuar familjes sonë.”

Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij jashtë gjykatës, babai i Stefanit, Neville Laurence, tha se dënimet ishin një moment gëzimi dhe çlirimi, por ai nuk mund të gjente qetësi deri sa të gjithë ata që janë fajtorë për vrasjen e djalit të tij të viheshin para drejtësisë. Ndërsa shtoi se “këta njerëz duhet të pranojnë krimin dhe të nxjerrin edhe emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë”.


Në 21 prill të vitit 1993 Stephen Laurence i shoqëruar nga një mik i tij u sulmua në një stacion autobusi nga një bandë të rinjsh. Goditjet me thikë në gjoks dhe krah bënë që ai të largohej me vrap, por pas disa metrash të përplasej në tokë i vdekur. Tre dëshimtarë panë ngjarjen, por askush nuk ishte në gjendje të identifikonte atentatorët.

 

Top Channel