A ka gjetur Trump pikën e dobët të Iranit? Përballja hyn në fazën vendimtare, ndikimi në Hormuz në pikë shumë më të ulët Kancelarja Gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti Francez, Nikola Sarkozi, thanë se do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar për krizen e borxhit të Eurozones.
Tryeza e pare per vitin 2012 vjen pasi vendet e Bashkimit Europian – perveç Britanise se Madhe- pranuan te punojne se bashku për një traktat të ri për të stabilizuar krizën e Eurozonës.
Megjithate ende nuk eshte e qarte se si traktati mund te funksionoje krah strukturave ekzistuese te BE-se. i ashtuquajturi “union fiskal” do te perfshije sanksione automatike, te cilat mund te bllokohen veten nga shumica e shteteve te fuqishme.
Në deklaratat e tyre, të dy udheheqesit europiane, Merkel dhe Sarkozi thane se takimi i pare i 2012 synon te pergatise terrenin per samitet e ardhshem.. Këshilli Europian do të mblidhet me 30 Janar.
Te dielen, ata paralajmeruan per nje vit te veshtire. Shume analiste parashikojne recesion ne vitin 2012- duke iu referuar shifrave te publikuara se fundmi, qe tregojne se rritja ekonomike ne kontinentin e vjeter, ne periudhen korrik-shtator ka qene vetem 0.2 %.
Kancelarja Gjermane, Angela Merkel tha se Europa po perballet me testin me te veshtire ne dekadat e fundit. Ndersa per Presidentin Francez, viti 2012 eshte i mbushur me rreziqe. Nikola Sarkozine e pret nje gare e veshtire presidenciale. Kundershtari i tij socialist, Fransua Holand ka kundershtuar disa nga ndryshimet e traktatit.
Top Channel