Presidenca e BE-së, Danimarka merr kryesimin

01/01/2012 00:00

Danimarka merr sot presidencën e radhës në Bashkimin Europian. Kryetarja
e qeverisë daneze, Helle Thorning-Schmidt, prej tre muajsh në këtë
post, ka detyrën e vështirë të udhëheqë 27 vendet anëtare në një kohë
krize.

Thorning-Schmidt shpalli si prioritetin e saj kryesor shpëtimin e monedhës së përbashkët. Kryetarja e qeverisë daneze, e njohur si proeuropiane, synon gjithashtu të ngrejë ura komunikimi mes eurozonës dhe britanikëve skeptikë ndaj euros.

Ndërkohë vetë danezët në dy referendume ka refuzuar futjen në eurozonë.

Top Channel