Obama firmos buxhetin ushtarak 2012

01/01/2012 00:00

Shoqëruar nga kritika të forta, presidenti amerikan, Barack Obama nënshkroi buxhetin ushtarak për vitin 2012.

Ky buxhet kap shumën e 509 miliardë eurove teksa presidenti Obama kishte aplikuar për 30 miliardë më shumë. Buxheti ushtarak nuk përcakton vetëm shpenzimet e ushtrisë, por permes paragrafeve shtese u jep forcave të armatosura më shumë të drejta në trajtimin e të dyshuarve për terrorizëm.

Kështu është dhënë drita e gjelbër për një kohë të pakufizuar burgimi për të dyshuarit për terrorizëm, edhe pa proces gjyqesor.

Top Channel