Irani teston raketën tokë-det

31/12/2011 10:00

Irani ka kryer të shtunën testin e qëllimit të një rakete me rreze të gjatë veprimi, në kuadër të një stërvitjeje detare në Gjirin Persik.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Fars”, sipas të cilës testimi i raketave tokë-det është kryer me sukses. Testimi në fjalë vjen pas tensionimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Perëndimit.

Teherani kërcënoi me bllokimin e një kanali detar, gjë që nuk u mirëprit nga Uashingtoni, që mobilizoi luftëanijet në Gjirin Persik.

Ndërkohë, për të qetësuar ujërat, qeveria iraniane do t’i dërgojë shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, një letër për rinisjen e bisedimeve “5+1”.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori iranian në Gjermani, Saeed Jalili, i cili citohet nga agjencia gjysmëzyrtare “Mehr”.

Sipas diplomatit, së shpejti Teherani do t’i dërgojë një mesazh baroneshës mbi formatin e bisedimeve, për të rifilluar negociatat me fuqitë e mëdha.

Në tryezën “5+1” bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe, plus Gjermania.

Top Channel