Venezuelë, digjet autoboti, 13 të vdekur

30/12/2011 10:23

Një autobot nafte është përmbysur në Venezuelë, duke shpërthyer dhe duke përfshirë në flakë shtatë makina dhe një autobus.

Të paktën 13 vetë mbetën të vrarë nga aksidenti i cili ndodhi në një rrugë të kryeqytetit Caracas, ndërsa bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka arritur në 16.

Punëtorët e shpëtimit nxorrën trupat e karbonizuar nga automjetet e djegura.

Autoboti është raportuar të jetë përmbysur pasi shoferi humbi kontrollin, më pas zjarri ka filluar pas derdhjes së naftës.

Kordinatori i departamentit të zjarrit të Karakasit, Ëilliam Martinez tha se përplasja shkaktoi një lumë karburanti përgjatë autostradës Pan-Amerikane në Caracas.

Radioja kombëtare e Venezuleës tha se flakët ishin aq intensive sa që shkurret pranë rrugës morrën flakë, por dhe shtëpitë aty pranë u kërcënuan përpara se zjarri të vihej nën kontroll.

Top Channel