Aleanca Kuqezi ka bërë bilancin për vitin 2011 duke e cilësuar lëvizjen si “më populloren në histori”.
Drejtuesit e AK bënë të ditur se objektivat për vitin e ardhshëm do t’i bëjnë publike në Krujë në datën 17 janar, që përkon edhe me vdekjen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sipas AK qëllimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë denoncimi i politikës anti-shqiptare.
“Do të denoncojmë çdo politikë anti-shqiptare, më 17 janar do të jemi në Krujë. Do të përkujtojmë Skënderbeun dhe do të shpallim objektivat për të ardhmen e shqiptarëve. Objektivat do të publikohen në Krujën e Gjergj Kastriotit. Flamuri gjigand do të ngjitet në kalanë e Krujës dhe viti 2012 do të jetë fundi i botës anti-shqiptare”, thuhet në deklaratën e AK.
Gjatë deklaratës drejtuesit e Aleancës nuk lanë pa përmendur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Fituam betejën me censusin, Gjykata Kushtetuese rrëzoi faqezinjtë”, thanë drejtuesit e AK.
Top Channel