Egjipt, nisi gjyqi ndaj Mubarak

28/12/2011 16:40

Në Egjipt rinisi të mërkurën, pas dy muajsh ndërprerje, gjyqi ndaj ish-presidentit të vendit, Hosni Mubarak.

Televizioni shtetëror tregoi se si 83-vjeçari u shoqërua deri në sallën e gjykatës së ndodhur në Kajro me një barrelë, për shkak të pamundësisë së tij fizike për të lëvizur.

Mubarak akuzohet për korrupsion dhe për dhënien e urdhërave për vrasjen e protestuesve, gjatë revoltave të janarit dhe shkurtit, të cilat sollën edhe fundin e regjimit të tij 32-vjeçar.

Dy ish-djemtë e tij, Alaa dhe Gamal, i fundit ish-Ministër i Brendshëm dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të lartë të policisë gjithashtu procedohen nga drejtësia. Të gjithë të pandehurit i kanë hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi ta.

Mubarak po trajtohet në një spital për probleme kardiovaskulare dhe shëndeti i tij i dobët ishte arsyeja kryesore përse gjyqi u vonua. Ai u transportua në sallën e gjykatës ushtarake me një helikopter dhe ishte nën kujdes mjekësor edhe gjatë dëgjimit të akuzave dhe procedurave të tjera hapëse të gjyqit.

840 persona humbën jetën në 18 ditët e revoltave që përfshinë më parë gjatë vitit Egjiptin. Pavarësisht se familjarët e viktimave kanë përshëndetur nisjen e procesit ndaj ish-diktatorit, ata janë shprehur të shqetësuar për integritetin e tre gjyqtarëve që drejtojnë çështjen dhe kanë kërkuar që ata të ndërrohen nga gjykatës të tjerë.

Top Channel