Rusia, bashkëpunim energjitik me Gjermaninë

27/12/2011 15:40

Rusia dëshiron një bashkëpunim më të ngushtë me Gjermaninë në sektorin energjitik. Ministri rus i energjisë Sergej Shmatko tha per “Frankfurter Allgemein Zeitung”, se vendi i tij ka gaz natyror dhe mundësi financimi, ndërsa Gjermania një teknikë efikase dhe treg të madh.

Kështu që termocentralet me gaz mund të ndërtohen atje ku më parë kanë qenë  centralet bërthamore, për të shfrytëzuar infrastrukturën ekzistuese të energjisë elektrike.

Si parakusht për një bashkëpunim më të ngushtë Shmatko kërkoi sigurinë e investimeve. Pas katastrofës atomike të Fukushimës, qeveria gjermane vendosi të bëjë një kthesë në politikën energjitike dhe të ndërpresë shfrytëzimin e energjisë bërthamore deri në vitin 2022.

Top Channel