Londër, vritet 18-vjeçari

27/12/2011 03:32

Një 18-vjeçar është goditur për vdekje në Londër, në një nga rrugët më të ngarkuara për blerje në Mbretërinë e Bashkuar.

Viktima ka vdekur jashtë dyqanit sportiv “Foot Locker” në Oxford Street, pranë kryqëzimit me Stratford Place.

Policia tha se ata ishin thirrur në vendngjarje rreth orës 13:45, me atë lokale. Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar për këtë krim dhe një pjesë të rrugës u mbyll.

Detektivi, Mark Dunne tha se duket të kenë qenë dy grupe të rinjsh “kundërshtarë me njëri-tjetrin”.

Incidenti ndodhi, në kohën kur dhjetëra mijëra njerëz “gjuanin” për pazaret në dyqanet e zonës, gjatë asaj që ishte një ditë e ngarkuar për shitjet në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Policia tha se ka patur një goditje tjetër në Oxford Street në mbrëmje, në të cilën një 21-vjeçar u plagos në kofshë, por më tej u tha se ishte shumë herët për të konfirmuar nëse dy incidentet ishin të lidhura me njëri-tjetrin apo jo.

Sipas burimeve të policisë së Londrës vdekja mund të jetë shkaktuar nga një goditje me thikë.  

Top Channel