Kubë, privatizim bizneseve të vogla

27/12/2011 15:35

Qeveria kubane ka nisur një privatizim të lehtë të bizneseve të vogla. Duke filluar nga 1 janari punonjësit e disa ndërmarrjeve shtetërore në nivel lokal do të kenë mundësinë të lidhin kontratë me sektorë të caktuar të shërbimeve për këto sipërmarrje në emrat e tyre.

Dy vjet më parë, Havana zyrtare dha shenjat e para të lëshimeve kur lejoi në shtetin komunist privatizimin e kufizuar të berberhaneve. Në këmbim të së drejtës së menaxhimit, ata që përfituan nga kjo nismë duhet të paguanin qera.

Meqenëse gjithcka shkoi mirë dhe rezultatet e kontratave qenë të kënaqshme, menaxherëve iu lejua këtë vit të shndërroheshin në pronarë me të drejta të plota, duke përjashtuar atë të truallit.

Iniciativa do të zgjerohet tani edhe për shërbime të tjera. Prej saj do të përfitojnë edhe fotografët, orë-ndreqësit e këpucarët.

Top Channel