Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kaliforni, një viktimë dhe gjashtë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë
Një gjykatë italiane gjobiti me 900 mijë euro “Apple”, pasi u vërtetua që dega italiane e kompanisë nuk kishte respektuar si duhej garancitë e dhëna për klientët.
Autoritetet Antitrust të vendit ishin ato që paditën kompaninë, e cila nuk kishte respektuar detyrimin ligjor për të dhënë garanci 2-vjeçare, duke i ofruar klientëve të saj ndihmë teknike vetëm në vitin e parë pas blerjes së produktit.
Në shpalljen e fajësisë, u argumentua se veprimi i firmës ka detyruar që shumë klientë të paguajnë në mënyrë abuzive për asistencën teknike. “Apple” nuk ka komentuar mbi këtë ndëshkim.
Autoriteti Antitrust shtoi se gjithashtu, “Apple Italia” është i detyruar të publikojë zyrtarisht njoftimin në faqen e tij të internetit dhe në pikat e saj, në të njëjtën kohë që detyrohet të përfshirë garancinë e re 2-vjeçare në paketat e iPhone, iPad dhe produkteve të tjera që tregëton. Të gjithë këto ndryshime duhet të realizohen në 90 ditët e ardhshme.
Top Channel