Etiopi, 11 vjet burg dy gazetarëve suedezë

27/12/2011 09:15

Dy gazetarë suedezë janë dënuar me 11 vjet burg në Etiopi për shkak se kishin hyrë ilegalisht në vend dhe kishin mbështetur terrorizmin.

Martin Schibbye dhe Johan Persson u arrestuan në korrik pasi kishin hyrë në Etiopi nga Somalia me rebelët e grupit Fronti Kombëtar për Clirimin e Ogadenit.

Gazetarët u shpallfën fajtorë për akuzat javën e kaluar, me prokurorët që kishin kërkuar dënime më të gjata për ta. Dy gazetarët kanë pranuar se kishin kontaktuar rebelët dhe kishin hyrë në vend ilegalisht.

Gjithësesi, ata pretendojnë se kjo ishte mënyra e vetme për të raportuar mbi aktivitetet e një kompanie suedeze nafte që vepron në një rajon të Etiopisë ku qeveria lokale nuk i lejon reporterët të hyjnë.

Rebelët e FKCO luftojnë për pavarësinë e rajonit të Ogadenit që prej vitit 1984. Dënimi i Martin Schibbye dhe Johan Persson është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveria suedeze.

Top Channel