Izraeli: Palestinezët nuk dëshirojnë paqe

26/12/2011 15:50

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, akuzoi palestinezët për “minimin” e bisedimeve të paqes, duke theksuar se pretendimet e shpallura prej tyre janë të parealizueshme.

Duke folur në një takim me diplomatë izraelitë në Jeruzalem, Lieberman deklaroi gjatë të hënës se trazirat aktuale në Lindjen e Mesme e bëjnë të largët mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

”A mund të ngrihen themelet e një ndërtese të re në mesin e një tërmeti?”, pyeti Liberman gjatë fjalës së tij. “Për fat të keq, ne kemi vullnet, por jo partnerë për paqe. Abu Mazen (emri i luftës për Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas), tregon se nuk është partner për asgjë”.

Duke përsëritur këndvështrimin e shprehur edhe më parë për konfliktin, Ministri i Jashtëm shtoi: “Ajo që do të krijonte premisat për një faqe përfundimtare do të ishte ndërgjegjësimi i palestinezëve se ata duhet ta menaxhojë konfliktin dhe jo ta zgjidhin atë. E rëndësishme në dekadën e ardhshme është të punojmë për çështjet thelbësore që na shqetësojnë të gjithëve, siç është stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi”.

Top Channel