Siri, monitoruesit mbërrijnë në vend

22/12/2011 00:00

Monitoruesit e Ligës Arabe mbërrijnë sot në Siri si pjesë e iniciativës
që synon fundin e shtypjes së dhunshme të protestave anti-qeveritare në
vend.

5.000 vete jane vrare sipas OKB-se qe nga fillimi i trazirave ne muajin mars, por grupet e te drejtave te njeriut pretendojne se ky numer eshte shume me i larte se kaq. Shtetet e Bashkuara leshuan nje tjeter paralajmerim per qytetaret amerikane, ku i kerkohet te largohen sa me pare qe te jete e mundur, ndersa te tjere keshillohen te mos udhetojne per ne Siri.

Dhuna e dhe trazirat civile e bejne kete vend te pasigurte, thuhet ne deklaraten e Washingtonit. Grupi i pare i vezhguesve perbehet nga rreth 30 persona, te cilet do te pergatisin kushtet per delegacionin e plote te monitoruesve te liges. Ai do te kete mandat nje mujor, por nese dy palet bien dakort, koha e qendrimit mund te zgjatet edhe me nje muaj tjeter.

Grupi i dyte duhet te mberrije ne Damask te dielen dhe nje total, misioni pritet te perbehet nga 150 vete. Me presionet e brendshme dhe ato nderkombetare qe shtohen dita-dites, pyetja qe shtrohet tani eshte: a mos valle regjimi i ka deshifruar sinjalet e po vendos me ne fund te leshoje pushtetin, ose te pakten te tregohet i hapur per nje tranzicion sa me te bute te mundshem ne situaten aktuale.

E verteta eshte se pavaresisht veshtiresive, Bashar al Assad duket ne pozita me solide sesa disa prej homologeve te vet arabe qe e humben betejen me protestuesit. Kritiket e presidentit sirian vazhdojne te mbeten megjithate skeptike ndaj pranimit te monitoruesve, duke e konsideruar kete hap “nje dredhi” per t’i shpetuar veprimeve me drastike te OKB-se. Shtetet e Bashkuara jane gjithashtu mosbesuese kur vjen fjala tek premtimet e regjimit sirian, qe per ëashingtonin ka humbur cdo lloj besueshmerie ne situaten kur vazhdon te shtype me dhune protestat popullore.
 

Top Channel