Skandal më fondet e investimeve në Turqi, autoritetet marrin nën hetim 76 persona, arrestohen 45 prej tyre Opozita siriane kërkon një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për të diskutuar intensifikimin e dhunës, në veri-perëndim të Sirisë.
Këshilli Kombëtar Sirian tha se prej të hënës janë vrarë 250 persona.Vala e fundit e dhunës po zhvillohet në Xhabal Al Zauija, jo shumë larg kufirit me Turqinë.
Konkretikisht, Këshilli Kombëtar i kërkon Këshillit të Sigurimit të shpallë “zonë të mbrojtur”, rajonet që janë nën sulmin e ushtrisë. Por thirrja për të mbrojtur popullin i drejtohet edhe Ligës Arabe.
Franca-anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit mbështeti thirrjen për veprim. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Bernard Valero tha se u krye një masakër e paprecedentë të martën.
“Është urgjente që Këshilli i Sigurimit të publikojë një rezolutë që bën thirrje për fundin e dhunës”.
Sipas raportimeve, përforcime të ushtrisë janë nisur drejt provincës së Idlibit ku po zhvillohet një betejë e vërtetë mes ushtrisë dhe dezertorëve.
Korrespondenti i BBC-së, që po i ndjek zhvillimet nga Libani, vendi fqinj, tha se përshkallëzimi i dhunës nuk është një koicindencë. Sipas tij, autoritetet siriane po pastrojnë cfarë mundin përpara mbërritjes së vëzhguesve. Vëzhguesit e Ligës Arabe pritet të mbërrijnë në Siri të enjten.
Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se mbi 5000 persona u vranë në të gjithë Sirinë, prej nisjes së protestave kundër Bashar Al Asadit në muajin Mars.
Top Channel