Siri, 200 të vdekur në 2 ditë

21/12/2011 00:00

Pothuajse 200 të vrarë në 2 dy dite luftime. Bilanci i vdekjeve ne Siri
rendohet ndjeshem me te dhenat e ofruara nga grupet e aktivisteve, sipas
te cileve dhuna eshte intensifikuar, sidomos ne krahinen
veri-perendimore te Idlibit.

Gjakderdhja vjen nje dite perpara mberritjes se monitoruesve te Liges Arabe qe do te mbikëqyrin implementimin e nismes per paqe. Ne fillim te muajit, Kombet e Bashkuara e vendosen ne 5.000 bilancin e viktimave te dhunes ne Siri qe prej fillimit te trazirave ne muajin mars. Damasku vazhdon te pretendoje se dara e hekurt e ushtrise se tij synon goditjen e bandave te armatosura terroriste, qe duan te destabizilojne vendin.

Mbeshtetes te opozites thone se ushtria e ka intensifikuar ndjeshem fushaten e saj ne Idlib perpara mberritjes se vezhguesve. Forcat e Armatosura siriane shprehen te gatshme te reagojne ndaj cdo agresioni te jashtem, pohime keto qe nuk jane verifikuar dot ne menyre te paanshme per shkak se mediave te huaja u eshte ndaluar hyrja ne Siri. Por raportet e aktivisteteve tregojne qarte se ka patur nje pershkallezim te rrezikshem te dhunes ne vend. Sovraniteti i Sirise sipas ministrit te jashtem ëalid Muallem do te mbrohet, sepse Liga Arabe pranoi te amendonte marreveshjen qe kerkon ndalimin e menjehershem te dhunes, terheqjen e trupave ushtarake nga rruget e qyteteve siriane si dhe lirimin e te burgosurve politike. Monitoruesit, vazhdoi ai, do te jene te lire ne levizjet e tyre dhe nen mbrojtjen e qeverise siriane. Por kundershtaret e regjimit mendojne se kjo eshte thjesht nje dredhi per te fituar kohe, sepse Damasku e di qe po te terheqe ushtrine, zona te tera te vendit do t’i dalin jashte kontrollit.  

Top Channel